Dëshmi suksesi

Buletini



RRETH NESH

Në VIP Line...

Qendra ekskluzive Vip Line, e hapur në Shkurt 2005, ju ofron shërbime specifike të estetikës së aplikuar, me anë të aparaturave ekskluzive dhe trajtimin profesional të estetisteve tona, të specializuara pranë kompanisë VIP s.r.l në Torino, Itali : www.viplitalia.it

Trajtimi pranë qendrës sonë mund të kryhet nga çdo moshë duke filluar nga 14 vjeç, pa shkaktuar asnjë efekt anësor, pasi bazohet në fiskulturën pasive të muskujve, që rekomandohet nga mjekësia dhe fizioterapia. Proceset e dobësimit, celulitit dhe të trajtimeve të fytyrës, kryhen me metodë 100% natyrale, pa injeksione si dhe në relaks të plotë, duke respektuar intimitetin e klienteve me anë të menaxhimit të orareve.Do të arrini të gjeni shpejt dhe pa u munduar linjat e siluetës suaj, duke humbur në kilogramë dhe centimetra seancë pas seance.

Numri i trajtimeve vendoset vetëm pasi ju kryeni testin kompjuterik të metabolizmit tuaj trupor. Ky test përcakton kilogramët e tepërt, lokalizimin e yndyrnave dhe lëngjeve në trupin tuaj. Në mënyrë automatike, ai përcakton edhe numrin e seancave që ju nevojiten.